Zjarri në Poklek lë disa shtëpi pa energji elektrike (Video)

Dje pasdite, në lagjen Bucolli në Poklek të Drenasit kishte shpërthyer një zjarr, shkruan DrenicaOnline.
Banorët thonë se KEDS e ka ndërprerë energjinë elektrike për shkaqe sigurisë, mirëpo akoma nuk është lëshuar rryma ani pse zjarri është fikur.
Sipas banorëve, KEDS ka kërkuar nga ta që ta blejnë kabllon elektrike nëse dëshirojnë te kenë energji elektrike.
Gjithnjë sipas banorëve, në një familje ka edhe persona me aftësi të kufizuar andaj energjia elektrike është më se e nevojshme./DrenicaOnline/