Këta janë një pjesë e veteranëve të luftës nga Njësiti “Pëllumbi” në Drenicë

Një pjesë e veteranëve të luftës nga njësiti “Pëllumbi”, Zona Operative e Drenicës janë parë sot së bashku në një lokal në Arllat.

Ata ishin për ngushëllime te kolegu i tyre Elmi Shala me rastin e vdekjes së nënës Taibe.

Gjatë luftës këta burra dhe shumë të tjerë të uniformuar e të armatosur bënë luftë ballë për ballë me armikun në disa pozicione, por ajo më kryesore ishte Beteja e Grykës së Llapushnikut, shkruan DrenicaOnline.

Dëshmorët dhe veteranët e luftës janë më meritorët që sot Kosova është e lirë dhe e pavarur.
Respekt për çlirimtarët!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë