Aksident trafiku në Llapushnik të Drenasit (Foto)

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur sonte në Llapushnik të Drenasit.
Lexues të ‘DrenicaOnline’ kanë dërguar pamje nga aksidenti ku shihet njëri nga kamionet i mbetur në rrugë.
Në vendin e aksidentit ka dalë policia e trafikut e cila është marrë me rastin.
Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar./DrenicaOnline/