Qumështorja Drena dhe Rox energy drink sërish në përkrahje të sportit

Qumështorja Drena dhe pija energjike Rox edhe kësaj radhe dëshmuan gatishmërinë e tyre për përkrahjen ndaj sportit dhe rinisë së vendit tonë.

Krahas mbështetjes ndaj klubit të Judos “IPPON” Peja, grupi Alpinist ‘Happy Hikers Kosova’ , klubit të basketbollit Peja, Enduro Off Road Drenica, si dhe shumë aktiviteteve kulturore dhe sportive.

“Ne vazhde te ketyre, kemi vendosur qe tani e tutje në rrugetimi e tije drejtë majave te suksesit ta mbështesim edhe sportistin Erzen Zyberaj, i cili merrë pjesë në garat e vrapimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Si një vrapues i dalluar dhe me plot suksese, ai doli të jetë i pari në shtegun 40 km Vodno – Matka Trail Marathon duke thyer rekord në këtë lloj gare. Duke e parë entuziazëmin dhe përkushtimin e Erzenit për të dal çdo herë i pari, na bën neve si kompani që të vazhdojmë edhe më tutje përkrahjen ndaj tij dhe ndaj rinisë së gjithë vendit.

Bashkëpunimet dhe përkrahja e Erzenit dhe sportistëve të tjerë janë të mbështetura në bindjen se vetëm kështu klubet dhe sporistet tonë do të kenë mundësinë të bëhen gjithnjë e më të pranishme në arenën ndërkombëtare.
“Ne do të vazhdojmë të jemi sa më afër konsumatorit me produktet tona te freskëta dhe kualitative, dhe njëherit ne mbeshtrtje të rinisë së vendit tonë”, thuhet në njoftim.

#qumesht #drena #qumeshtorjadrena #dritenecdoshtepi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë