Inspekcioni në Drenas ndëshkon çdonjërin që hedhë mbeturina në mënyrë të paligjshme

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit ka vazhduar të kontrollojë gjithë territorin e saj dhe fton qytetaret që të lajmërojnë në polici dhe në DI të gjithë ata që hedhin mbeturina në ambiente.

Hedhësit e mbeturinave do të ndëshkohen sipas ligjeve, udhëzimeve dhe rregulloreve ndërsa përsëritja e kësaj dukurie paraqet vepër penale dhe sanksionohet me ligj.

“Të gjithë ata qytetarë që vërejnë që afër ambienteve të tyre hedhin mbeturina persona të papërgjegjshëm, mjaftojnë të lajmërojnë ne DI dhe ne do të ndërmarrim masa sipas ligjeve”, thuhet në njoftimin e DI-së.

Mbajtja e ambienteve të pastra është obligim dhe detyrim i secilit, prandaj ta ruajmë ambientin ku jetojmë, ta ruajmë pronën e përbashkët dhe ti ndëshkojmë keqbërësit e ambientit.

DI mbetet e hapur për bashkëpunim.

Më poshtë gjeni disa nga fotot e hedhjes së pakontrolluara të mbeturinave që kanë marrë ndëshkim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë