Aksident i rëndë në magjistralen Fushë Kosovë – Komoran, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë – Komoran.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se një veturë është rrotulluar, me ç’rast ka përfunduar me rrota përpjetë.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet për të lënduar.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
