Shkolla në Makërmal gati për vitin e ri shkollor

Ndërtimi i objektit të ri të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Elena Gjika” në Makërmal ka kohë që është zvarritur, duke bërë që nxënësit e kësaj ane të vazhdojnë të mësojnë në objektin e vjetër, i cili nuk ofron kushte të mira për procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Qeverisja Nura ka marrë zotime që t’i kryejë të gjitha punët sa i takon kësaj shkolle, në mënyrë që viti i ri shkollor të nis në objektin e ri.
Për këtë qëllim, për të parë nga afër objektin, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar sot objektin e ri, për të cilin janë zotuar se do të kryhen të gjitha punimet e mbetura në mënyrë që mësimi të fillojë në shtator.