Së shpejti ristrukturohet objekti ku ishte çerdhja e UÇK-së në Likoc (Foto)

Po punohet në ristrukturimin e objektit ku ishte i vendosur UÇK-ja në Likoc, transmeton DrenicaOnline.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se ristrukturimi i këtij objekti, për të kthyer kohën e viteve të krenarisë, me luftën heroike, daljen e UÇK-së dhe themelimin e Shtabit të Përgjithshëm, është i domosdoshëm, prandaj jemi këtu bashkë me ekspertët e fushave që të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të realizuar projektin tonë që lartëson historinë.

Statusi i plotë i Nures:

Nga çerdhja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Shtabin e Përgjithshëm në Likoc, brenda të cilit ruhet historia më e lavdishme e luftës sonë çlirimtare, dhe nga ku u morën vendime të rëndësishme që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve të kohës e që çuan në lirinë e shumëpritur.

Ristrukturimi i këtij objekti, për të kthyer kohën e viteve të krenarisë, me luftën heroike, daljen e UÇK-së dhe themelimin e Shtabit të Përgjithshëm, është i domosdoshëm, prandaj jemi këtu bashkë me ekspertët e fushave që të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të realizuar projektin tonë që lartëson historinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë