Publikohen pamjet nga aksidenti i ndodhur afër Skenderajt (Video/foto)

Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore në rrugën rajonale Skenderaj-Vushtrri.
Lexues të ‘DrenicaOnline’ kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihen dy vetura të shkatërruar dhe njolla gjaku në asfalt.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur të martën në orën 12 e 15 minuta.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesit e veturave, të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës./DrenicaOnline/