Nënshkruhet marrëveshje mes komunës së Drenasit dhe organizatës gjerman, ky është qëllimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, të mërkurën ka pritur në takim kryesuesen e zyrës të Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutchland e.V”, Dafina Hoxha, ku edhe kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit për përkrahjen e familjeve në nevojë dhe renovimin e objektit të Handikos-it në Drenas.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar kryesuesen e kësaj organizata, Dafina Hoxha për bashkëpunimin për t’i përkrahur familjet ne nevojë dhe ka vlerësuar se përmes këtij projekti, komuna do të përkushtohet që të realizoj projektin sipas marrëveshjes për t’i ndihmuar ato familje që do te jenë përfituese sipas kritereve të përcaktuara.

Edhe kryesuesja e organizatës, Dafina Hoxha ka falënderuar kryetarin Lladrovci për gatishmërinë e treguar në realizimin e këtij projekti.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është për përkrahje shumë dimensionale socio-ekonomike për familjet në nevojë dhe komuna e Drenasit është bashkëpunëtore e këtij projekti. Përmes realizimit të këtij projekti, dhjetë (10) familje në nevojë të komunës do të përkrahen për krijimin e kushteve me të mira për fillimin e bizneseve të vogla familjare dhe renovimin e mobilimin e zyrave të Handikos-it në Drenas.

Ky projekt do të realizohet gjatë këtij viti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë