Lulzim Nika, historiani dhe studiuesi që hulumton për Drenicën (Video)

I ftuar dje në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Lulzim Nika, historiani, profesori, studiuesi dhe autori i librave shkencor nga Drenica.

Ai ka ushtruar detyra dhe funksione me rëndësi ndërkombëtare, vecanërisht amerikane.

Lulzimi është autor e publikues i shumë punimeve shkencore në revistat më prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare.

E gjejmë dhe si drejtues i forumit intelektual të Drenasit, ndërsa në të shkuarën ka qenë i burgosur politik nga regjimi serb.

Nga tetori i vitit 2017 ai është drejtor i shkollës së mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë