Heroi i ditës së sotme, zjarrfikësi 64 vjeçar mbi pesë orë tentoi të shuaj zjarrin

Zjarri kaploi sot një depo të hekurishteve në Ferizaj.
E para këtij rreziku të shfaqur nga zjarri doli njëri prej zjarrfikësve të Ferizajt.
Mujë Hajdini është quajtur edhe “Heroi I ditës së sotme”, pasi i njëjti për mbi pesë orë tentoi që të shuajë zjarrin, duke rrezikuar dhe jetën e tij.
Mujë Hajdini i cili është në prag të pensionimit, bashkë me kolegët e tij i ofruan ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar në këtë rast.
Postimi i plotë nga zjarrfikësit në Ferizaj:
Mujë Hajdini, Heroi ditës së sotme🥇.
Zëvëndës Komandanti i Njesisë së Zjarrëfikëse në prag të pensionimit.
Mujë Hajdini në moshë të shtyer 64 (vjeçar) luftoi me zjarrin mbi pesë orë drejtëpërdrejt duke rrezikuar edhe vetë jetën e tij.
Ai me kolegët e tij heronjë të gjallë dhe me ndihmën e shumë qytetarëve Ferizajas ndaluan një katastrofë që mundë kishte humbje të jetërave dhe dëme shumë të mëdhaja ekonomike e ekologjike .
Apelojm te qytetarët të kenë kujdes të shtuar në këtë sezon veror, ngase mundësia e rrezikut është në pikën më të lartë.
Njesitet Zjarrëfikëse në nivel vendi dhe në Ferizaj janë jashtë çdo kriteri e standarti numerik dhe pajisjeve për shuarje të zjarrëve!.