Gruri në Drenas nuk pagoi siç pritej, flet fermeri nga Zabeli i Ulët (VIDEO)

Shiu ia shtyu kohën e korrjes së dy hektarëve më grurë Haxhi Hysenit nga Zabeli i ulët i Drenasit. Por, edhe kur dielli ia bëri gati për shirje, bujku nuk është i kënaqur me rendimentet që mori, raporton KlanKosova, percjellë DrenicaOnline.
Edhe më i zhgënjyer me atë që korri është një bujk nga Suhareka. Xhihan Makica thotë se asnjëherë nuk ka marrë më pak grurë se këtë vit.
Të dy bujqit, që thonë se subvencionet është dashtë të shpërndahen më herët që këta të kujdesën më mirë për grurin, dyshojnë që rendimentet e sivjetmë janë të bollshme.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditë më parë, deklaroi se në Kosovë, në bazë të numrit të aplikuesve për subvencione, sipërfaqet e mbjella me mbi 2 hektarë me grurë janë 51.282 hektarë./KlanKosova/