Vetura përplaset në beton, pesë të lënduar në Rezallë, njëri dërgohet në QKUK

Raportohet se një shofer duke mos përshtatë shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur në një beton te kanalit te ujërave atmosferike, transmeton DrenicaOnline.com

Vetaksidenti sipas policisë ka ndodhë në fshatin Rezallë të Skenderajt, të dielën rreth orës 18 e 30 minuta.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi i automjetit si dhe katër pasagjerët.

Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF Skenderaj janë liruar për në shtëpi, ndërsa drejtuesi i automjetit është transportuar për në QKUK-së.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë