Si i kishte plagosur Rifat Jashari dy policë serbë në një betejë ku ishte edhe Hamzë e Adem Jashari, flet bashkëluftëtari i tyre

Rezistenca e shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit serb, historikisht shënohet në disa raste ku në shumë zona të Kosovës, patriotë shqiptarë u kundëpërgjigjën torturave e maltretimeve të policëve serbë që u bënin ndër vite, shkruan GazetaDemos.
Një nga rajonet që njihet ndër vite për resiztencë kundër pushtuesve serbë është ai i Drenicës, e që fshati Prekaz dallohet për aksionet kundër regjimit.
Këto të bëma i ka rrëfyer edhe një drenicak i ftuar në emisionin “n’Demos” i cili pos tjerash është edhe familjar i familjes heroike Jashari.
“Ne Adem Jasharin e kemi nip, baci Lil ka qenë në një gjeneratë me Adem Jasharin, kanë qenë edhe shok, edhe Jetullah Geci që e ka pasur djal të Hallës, pra janë njoftë mirë, edhe para se me fillu lufta. Edhe masi që kanë ardhur prej ushtrimeve, ata kanë ardhur në odë tonë, me dhjetra herë. Bashkëpunimi i parë ka qenë në një mëngjes të hershëm me 30.12.1991 fillojnë me kris armët, unë e kam pasur një pushkë te dora, armët tjera i kemi pas fshehur në kulm të xhamisë, baci LIl i ka fshehur aty se thonim se shkojm malit e i marrim aty, Hoxha i ka dit që janë armët aty”, është shprehur Gani Geci.
Një rast që e veçon Geci “n’Demos” është edhe ai i betejës në fillim vitet ’90 kur vëllezërit Jashari kishin luftuar me armë me forcat policore serbe, e që nga ajo luftë kishin mbetur të plagosur dy policë serbë.
“Nana thotë, vallahi bre bir po nihet një pushkë në Prekaz, sikur atëherë kur pati luftu Tahir Meha, edhe unë jam qu e pata marr kallashin që e kam pasur me pesë karikator. Dikush po troket të dyertë, ka qenë Osman Geci dhe Adem Geci, e na kanë thanë, a keni naj pushkë se po luftojnë nipat e s;kemi me çka me iu ndihmu, unë dajës Osman ja kam jap kallashin me pesë karikator, edhe i kam thanë që për nja 40 minuta vi edhe unë. U pata taku me Gani Kocin e jemi nis për Prekaz, jena shku në Prekaz mas pari kemi shku në male, kur jemi shku aty e kishin qa rrethin, Rifati, Hamza edhe Ademi, ka qenë dimër i madh, edhe thanë se kanë met krejt mrena, Rifat i ka plagos dy policë”, ka deklaruar bashkëluftëtari i Jasharajve, Gani Geci.
Emisionin e plotë të rrëfimeve të Gani Gecit mund ta ndiqni këtu: