Tri femra dhe dy meshkuj të lënduar nga aksidenti në këtë fshat të Drenicës

Tri femra dhe dy meshkuj janë lënduar nga aksidenti i ndodhur dje në Likoc të Skenderajt.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e viktimave është jashtë rrezikut për jetën, shkruan DrenicaOnline.
“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti ka ardhë si pasoj e përball kalimit të pa sigurt nga ana e njërës nga veturat e involvuar në aksident. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe tri femra kosovar-e”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë./DrenicaOnline/