Bajrami i lumtur për bacin Haki nga Nekoci

Baci Haki Kastrati nga fshati Nekoc, që shumë vite i përkrahur nga shoqata Bereqeti në Drenas, mirëpo gjithmonë i merzitur për pamundësinë e tij që të dal më larg se pragu i shtëpisë, transmeton DrenicaOnline.

Me ndihmen e shoqatës Jetimat e Ballkanit i është siguruar Bacit Haki një motor elektrik shumë i dobishëm.

Lumturia e Bacit Haki ishte e papërshkruar, ai shumë shpejt e zotëroj vozitjen e këtij motori elektrik, duke treguar se tani do të arrij ti kryer të gjitha obligimet me ndihmen e këtij motori elektrik.

Bereqeti në Drenas falenderon Halil Kastratin i cili është gjithmonë i hapur për të përkrahur rastet në nevojë në komunën tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë