Vdes gjyqtari nga Drenasi, Daut Qela

Pas një sëmundje të shkurtë ka ndërruar jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Gllogoc, Daut Qela (1958).
Lajmin gjykata e ka pranuar nga të afërmit e të ndjerit.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë miqëve të të ndjerit Qela.
Daut Qela ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega në Gllogoc. Gjyqtari Qela kishte diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002,ndërsa praktikën profesionale e mbajti si Këshilltar ligjor për OJQ ADRA në vitin 2000.
Në fund të vitit 2000 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gllogoc ndërsa me datë 22.10.2010 ishte zgjedhur Kryetar i Gjykatës për Kundërvajtje të Gllogocit dhe këtë pozitë e kishte mbajtur deri me datë 31.12.2012.
Me 01.01.2013 gjyqtari Qela ishte emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Gllogoc, pozitë të cilën e mbajti me krenari deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtarin Daut për punën e madhe, urtësinë dhe virtytet e larta njerëzore dhe profesionale.