Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj viziton familjen e dëshmorit Valdet Sopi, nga fshati Llapushnik

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përveç angazhimit zyrtar ai çdo ditë gjen kohë për të nderuar dhe respektuar familjet e dëshmorëve në nivel vendi. Së fundi ai ka vizituar familjen e dëshmorit Valdet Sopi nga Llapushniku i Drenasit, shkruan DrenicaOnline.
Postimi i Mehajt:
Vizitë në familjen e dëshmorit Valdet Sopi, nga fshati Llapushnik i Komunës së Drenasit.
Familja Sopi, ka qenë gjithmonë e miësheruar me vlerat atdhetare e kombëtare. Atdhedashuria e kultivuar ndër vite, ka ndikuar fuqishëm në bijat e bijtë tanë që atdheun ta duan më shumë se veten.
I tillë ka qenë edhe dëshmori Valdet Sopi, i cili ishte pjesëmarrës i demonstratave të viteve 89/90, e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku tërë potencialin e tij fizik, ushtarak e material, individual e familjar, e vuri në shërbim të luftës për liri.
Rënia e tij në alterin e lirisë, ishte edhe një dëshmi që vendit tonë liria do t’i vije, pavarësisht çmimit që do ta paguajmë.
Nderimi i dëshmorëve dhe familjeve të tyre, është obligim i yni dhe i të gjithë brezave që vijnë pas nesh. Falë dëshmorëve ne sot gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë.