Lladrovci ngushëllon për ish kryeministrin japonez Abe: Dhimbja e miqve është edhe dhimbje jona

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me një postim në fb, me rastin e vrasjes së ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
“Dhimbja e miqve është edhe dhimbje jona, ngushëllime”, ka shkruar Lladrovci në fb.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Japonia është shtet mik, ashtu sikur japonezët kanë dëshmuar miqësinë e madhe ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë.
Me pikëllim morëm lajmin e vrasjes së ish kryeministrit, Shinzo Abe.
Shpreh ngushëllimet e sinqerta në emrin tim dhe të qytetarëve të komunës së Drenasit për institucionet e Japonisë, Ambasadën dhe Zyrën japoneze në Kosovë.
Dhimbja e miqve është edhe dhimbje jona, ngushëllime!