Kjo grua emërohet ushtruese e kryeshefes së KRM “Pastrimi”

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka emëruar Fazlie Haziri – Maloku si ushtruese e detyrës së kryeshefes së kësaj kompanie.

Në krye të kësaj kompanie, Maloku është emëruar përkohësisht pasi sot, Bordi i Drejtorëve të kompanisë “Pastrimi” ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Burim Kelmendin.

Në lidhje me këtë ka folur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se Kelmendi është shkarkuar pasi i njëjti nuk i ka realizuar objektivat e kompanisë.

“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë