Kështu u jep llogari qytetarëve kryetari i Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka takuar qytetarët në ambient të hapur për dhënë llogari para tyre për punën e përbashkët që bënë në këta 7 muaj, shkruan DrenicaOnline.

Statusi i Nures:

Kënaqësi që në një format të tillë të takimit me qytetarë, të jap llogari para tyre këtu dhe të gjithë të tjerëve që jetojnë në komunën e Skenderajt, për punën tonë të përbashkët që bëmë në këta 7 muaj.

Mes atyre që mendojnë se nuk është punuar dhe atyre që e mendojnë të kundërtën, jam me këta të fundit. 15 projekte të reja kapitale në vlerën e milionave, një fabrikë 4 milionëshe, investime në rinovimin e 13 objekteve shkollore, subvencionim në rritje të bujqësisë, rritje të bursave, shtim të numrit të mjekëve, funksionalizim të ambulantëve, dhjetëra veprime publike me përfitim të drejtpërdrejt qytetar, dhe nisma të tjera në dobi të zhvillimit, e karakterizuan qeverisjen tonë gjatë kësaj kohe.
Pyetjes se a ka hapësirë për më shumë, i përgjigjemi me PO.

Është vetëm fillimi. Dhe do i bëjmë të gjitha!
Faleminderit Skenderaj! ❤️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë