Aksident trafiku rrugës për Skenderaj, humbë jetën 67 vjeçari (Video)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite, në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.
Sinjali mëson se nga ky aksident i rëndë, ngeli i vdekur një 67-vjeçar, i cili ishte shofer i veturës së përfshirë në aksident.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Portali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.