Këto janë vargjet e bukura kushtuar UÇK-së nga Rizah Hajdari

Ish ushatari i Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës, Rizah Hajdari ka shkruar disa vargje te bukura të cilat ja kushton UÇK-së.

Hajdari shihet që e kujton me shumë emocion kohën e kaluar në UÇK dhe kur një pjestar i UÇK-së shkruan këto vargje, padyshim që ato kanë tjetër ngjyrim.

S’munesh!
Gjithçka mundesh me ëndërru,
Gjithçka mundesh me u bâ,
Kryetar, minister, a doktorr,
Akademik kangatar a profesor,
Inxhinier a futballer,
Gjithçka me të shkëlqyer karrierë,
Me yll n’ballë munesh me kâ,
Ama UÇK, mâ mundesi nuk ka.
Mun me t’beku zoti me begati,
Me femijë, rehati e lumturi,
Paqe, shendet, e shumë dashni,
Shumë bekime t’bardha zoti mun me t’dhânë,
Ama, bekimin e emrit UÇK, mâ s’munesh me e nxâne.
Munesh m’u krenu me t’arritnet tua,
Me hijeshi, zotësi e pasuni,
Me pozitë, urtësi a trimni,
Ama, krenarinë e ushtarit të UÇK
Mâ s’munesh me e mrri.
Edhe me shku n’hânë,
Edhe mentë me t’lânë,
Ushtar i UÇK, mâ s’munesh me kânë.
Nuk të vë faj pse s’munesh!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë