Policia jep detaje për rastin tragjik të ndodhur në Likoshan

Pasditën e së hënës, në Likoshan të Drenasit u raportua se një fëmijë i moshës 1 vjeç ka gjetur vdekjen pasi kishte renë në një bazen të mbushur me ujë, shkruan DrenicaOnline.
Policia sot është deklaruar për këtë rast tragjik.
“Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) në oborrin e tij nga pakujdesia ka rënë në bazën dhe ka ndërruar jetë. Nga familjarët e njëjta është dërguar në QKMF –Drenas ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Vdekja e saj po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./DrenicaOnline/