Nënshkruhen kontratat me përfituesit e nëngranteve të projektit “Komunat për të rinj”

Sot, në Sallën e Kuvendit, është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratat me përfituesit e nëngranteve nga projekti “Komunat për të rinj’.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Administrimit e Pushtetit Lokal, kanë nënshkruar kontratat me përfituesit e nëngranteve nga ky projekt që ka për qëllim mbështetjen e të rinjve të Komunës së Drenasit.
Më rastin e nënshkrimit të kontratave tri paleshe, kryetari Lladrovci u shpreh i lumtur që sot të rinjtë po përfitojnë grante për të realizuar projektet/idetë e tyre për komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi, duke shtuar se komuna e Drenasit do të vazhdoj në mbështetjen e të rinjve, pasi që ata janë promotori i zhvillimit të vendit dhe ka inkurajuar të rinjtë e tjerë që në thirrjen e dytë që do të behët gjatë këtij vitit, të jenë aplikues e fitues të projekteve të tyre.
Kujtomë se komuna e Drenasit, është përfituese e këtij granti në vlerën prej 250,000.00 dollar, për arsye të performancës së mirë komunale dhe ky është grant nga fondi japonez, që administrohet nga Banka Botërore dhe implementohet nga MAPL-ja.
Para nënshkrimit të kontratave me përfituesit e këtij granti, i ka paraprirë procesi i përzgjedhjes, publikimi i listës përfituese, afati i ankesave dhe shqyrtimi i tyre dhe faza e fundit, nënshkrimi i kontratës me përfituesit. Sipas marrëveshjes me MAPL-në, deri në fund të këtij viti do të zhvillohet raundi i dytë i mbështetjes me nëngrante do të kenë mundësi të aplikojnë sërish.