Ndodhë afër Skenderajt/ Gjuan me kallash për ta kërcënuar ish-baballakun, arrestohet autori

Është arrestuar një person më Runik të Skenderajt për shkak se kishte shtënë disa herë me armë në ajër duke e kërcënuar babanë e ish-bashkëshortes së tij.

Rasti ka mdodhur të hënën pas orës 19:00, raporton DrenicaOnline.

I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë automatike AK47 së bashku me 7 fishekë.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 4 gëzhoja.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me rastin po merret njësiti i hetimeve në Skenderaj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë