Vrasja me thikë e Albert Mujës, arrestohet i dyshurari pas 8 muajve në arrati

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja, ngjarje kjo e ndodhur me 29 tetor 2021.

“Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit” njofton prokuroria.

Albert Muja u ther me thikë më 29 tetor në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë një ditë më vonë, më 30 tetor, në QKUK.

Deri të incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje e cila ka çuar në përleshje mes viktimës dhe disa personave të dyshuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë