Një fëmijë goditet nga vetura në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë

Një këmbësore është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje (fëmijë)”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, ndërkohë që ka marrë trajtim mjekësor.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë