Fëmijës 2-vjeç i shpëtohet jeta në Skenderaj, mjekët i hoqën arrë nga kanali i frymëmarrjes

Jeta e një 2-vjeçari është shpëtuar mbrëmë nga mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, raporton DrenicaOnline.

Një copë arre i kishe mbetur fëmijës në rrugët e frymëmarrjes ku familjarët me urgjencë e paraqitën fëmijën tek mjekët.

Doktori Bashkim Nura dhe infermierët Sejdi Avdiu e Besim Fejza me profesionalizëm reaguan dhe e hoqën arrën nga kanalet e frymëmarrjes për të kthyen fëmijë në normalitet.

Familjarët e fëmijës kanë përgëzuar mjekët për këtë intervenim të jashtëzakonshëm./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë