Drenasi merr pjesë me tre kryesues në Asociacionin e Komunave të Kosovës
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2022/07/FB_IMG_1656673029534-750x430.jpg)
Asociacioni i Komunave të Kosovës shënon 21 vjetorin e themelimit dhe të funksionimit.
Në këtë përvjetor u organizua Konferenca
me temën “Roli i Asociacionit të Komunave në dy dekada të qeverisjes lokale në Kosovë”.
Komuna e Drenasit, për herë të parë, merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, me tre përfaqësues, përkatësisht tre kryesues të kolegjiumeve.
Kryesuesja e Kolegjiumit për Planifikim Hapësinor, Flutura Avdiu, kryesuesja e Kolegjiumit të Shërbimeve Publike, Lumnije Krapi dhe kryesuesi i Kolegjiumit të Zyrtarëve për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra. Në shënimin e 21 vjetorit të themelimit të AKK-së i pranishëm ishte dhe nënkryetari i komunës, Arben Shala.