Përplasje mes Ferat Shalës e Armend Mujës në komision: Mos më bë pyetje ti mua, këto janë shpifje – a keni interesa?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasur sot gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.
Derisa po raportonte ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari për investimet strategjike, Shala i ka thënë se i kanë neglizhuar aplikimet.
Por Armend Muja tha se ka pyetje për Shalën. “S’mundesh me më bo pyetje ti mua, mos e devijo raportimin e ministres”, ka thënë Shala.
Megjithatë Muja insistoi, duke e pyetur “ju keni fokus te kompania mexico lumo a keni interesa direkte në këtë kompani”, pyeti Muja.
“Këto janë shpifje të gjitha”, ia ktheu Shala. “Kot e keni sepse s’mund ta devijoni raportimin”, vazhdoi Shala.
Përplasja ka vazhduar edhe më tutje teksa po diskutohet për investitorët strategjikë.