Hajnat i futën në shtëpi dhe ia vjedhin rreth 5 mijë euro maleshevasit

Një person ka raportuar në polici se hajnat, deri më tani të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur para të gatshme.

DrenicaOnline ka mësuar se vlera e pareve të vjedhura është rreth 5 mijë euro.

Rasti është raportuar të hënën rreth orës 19 e 30 minuta.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit kurse rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë