Petrit Hajdari i thotë babës: Keq që nuk ke baxhanak për t’ia rujtë paratë

Deputeti i Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, është pak i zëshëm në Kuvendin e Kosovës, por tani u bë i njohur edhe më shumë. Shkretës u raportua se iu vodhën 50 mijë euro para të gashtme dhe 10 mijë euro vlerë e arit.
Ai ka thënë se krejt kjo shumë e parave nuk ka qenë e tij por edhe baxhanakut të tij.
E me këtë rast ka ironizuar anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari.
“I thash babës: keq që ti nuk ke baxhanak, baxhaneq! Ja kishe rujtë paret 💶😂”, ka shkruar Hajdari sipër një fotografie të postuar në FB.