Kolonë e gjatë e automjeteve te ‘Kroni i Mbretit’ (Foto)

Në rrugën nacionale Fushë Kosovë-Komoran janë krijuar kolona të gjata të automjeteve si pasojë e shtrimit të një pjesë të rrugës me asfalt, shkruan DrenicaOnline.

Kolona është e gjatë nga aeroporti deri te Kroni i Mbretit.

Qytetarët janë revoltuar me situatën e krijuar. Disa prej tyre kanë gjetur rrugë alternative për ta shmangur tollovinë e krijuar në këtë aks.

Kolonë e ngjashme ishte edhe gjatë vikendit në këtë pjesë të rrugës./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë