Valentina Leku- Gashi zgjedhet kryetare e Grupit të Grave Asambleiste në Drenas

Të premtën u formua Grupi joformal i Grave Asambleiste në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Asambleistet e zgjodhën për kryetare Valentina Leku- Gashin, shkruan DrenicaOnline.com
Kjo e fundit ka falenderuar të gjitha koleget që i dhanë këtë pozitë.
“Faleminderit kolege Asambleiste për besimin që më dhatë për poziten “Kryetare e GGA”- Kryetare e Grupit të Grave Asambleiste në Komuna e Drenasit
Faleminderit e nderuar znj.Zahrie Podrimqaku-Subashi për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar në profilin e saj, asamblistja Leku- Gashi./DrenicaOnline.com/