Punimet në rrugën “Ilaz Kodra”, komuna del me një njoftim të rëndësishëm për qyetetarët

Për shkak të punimeve rreth realizimit të projektit infrastrukturor në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skenderaj, me mirëkuptim kërkohet nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, që për aq sa është e mundur të shmangin qarkullimin në atë pjesë të qytetit, në mënyrë që kompania sa më shpejt të zhvillojë punimet e parapara në këtë rrugë, transmeton DrenicaOnline.com
Projekti ndodhet në fazën fillestare, dhe çdo pengesë, mund të çojë në vonesa në përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Faleminderit për mirëkuptim!
/DrenicaOnline.com
.
.