Nis realizimi i projektit të ri rrugor në këtë fshat të Drenicës

Edhe në fshatin Klladernicë të Skenderajt ka filluar realizimi i projektit të ri rrugor, në kuadër të të cilit parashihet asfaltimi i rrugëve në këtë fshat, transmeton DrenicaOnline.com
Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në këtë fshat, duke parë nga afër trasetë e rrugëve të lagjeve në Klladernicë, për t’u mundësuar banorëve qasje të lehtë.
Drejtori Mulaj ka kërkuar nga kompania e kontraktuar, që punimet të kryhen sipas projektit.
Në territorin e komunës janë duke u zhvilluar punime në kuadër të projekteve të reja kapitale, me qëllim të rregullimit të infrastrukturës rrugore, sistemit të ujësjellësit, kanalizimit dhe projekte të tjera në dobi të qytetarëve.
Prioritet i qeverisjes Nura mbetet zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve./DrenicaOnline.com