Rrotullohet makina në rrugën Fushë Kosovë-Komoran, krijohen kolona të gjata

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës, rrugës për Komoran, përkatësisht në Sllatinë.
Një kamionetë është rrotulluar në mes të rrugës.
Dyshohet se një kamion tjetër ka qenë shkaktar i aksidentit pasi që i ka prerë rrugën në tejkalim kamionetës në lëvizje.
Aksidenti ka bërë që në këtë rrugë magjistrale të krijohen kolona të gjata.