Arrestohet një femër në Drenas, ky dyshohet të jetë motivi

Një femër është arrestuar të hënën rreth orës 23 e 30 minuta në Drenas.
Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes.
Policia ka njoftuar se kanosja është bërë përmes telefonit dhe viktimë është një mashkull.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./DrenicaOnline/