“Më në fund e gjeta”, kosovari që ia mësyu Ukrainës shkon në Kijevë të Malishevës

Dy kosovarët nga Suhareka ishin nisur për të luftuar në Ukrainë por që nuk ishin lejuar të kalojnë kufirin në Poloni nga autoritetet kufitare.

Të njëjtit raportohet ishin marrë në pyetje rreth 4 orë për motivet për të cilat ata duan ta kalojnë kufirin.

Që të dy kishin qenë të pajisur me viza Shchengen.

Aziz Behluli dhe Ismet Shala paten deklaruar se njëra ndër arsyet se pse kishin vendosur që të luftojnë për Ukrainën ishte që ky shtet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Arsyet janë humane, armik i përbashkët”, pati deklaruar Behluli.

Ndërsa Shala pati thënë se “Duam t’i bashkohemi SHBA-ve si dhe ndoshta pas kësaj Ukraina do ta pranojë Kosovën si shtet”, derisa ishin duke pritur në Medyka në kufirin Poloni-Ukrainë. 

Ky i fundit me sa duket ka arritur më në fund në Kijevë.

Jo në kryeqytetin ukrainas por në fshatin e Komunës së Malishevës.

“Më në fund e gjeta”, është mbishkrimi që i ka vendosur fotografisë Shala.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë