Shkolla nga Drenasi zë vendin e tretë për videon më të mirë mjedisore

Në mesin e dhjetra shkollave garuese në nivel vendi, SHFMU “Fehmi dhe Islam Kastrati” nga Drenasi vlerësohet me vendin e tretë nga juria profesionale për videon më të mire mjedisore.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë edhe drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka, i cili duke falenderuar organizatën joqeveritare “Green Art Center”, në një fjalë rasti tha se organizime të tilla nxisin vëmendjen e të gjithë neve për një angazhim më të madh në mbrojtjen e mjedisit.
Njëherit drejtori Gjoka urojë nxënësit fitues, duke i siguruar ata që DKA do i mbështesë projekte të tilla në vazhdimësi.
Kjo garë kishte për qëllim të aktivizojë dhe të rrisë vetëdijen e gjenaratave të reja dhe komunitetit për rëndësinë në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe ruajtjen e mjedisit jetik.