Pritet ndërtimi i 100 serave/ Arrihet marrëveshja mes Komunës së Drenasit dhe IRF-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, ku edhe kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit të serave për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Në këtë projekt parashihet ndërtimi i rreth 100 serave që do të ndihmojnë në zhvillimin e bujqësisë në Komunën tonë dhe si rrjedhojë fuqizimin e ekonomive familjare të qytetarëve tanë.
Kryetari Lladrovci ka falenderuar drejtorin e Islamic Reliefit, Soliman për bashkëpunimin në realizimin e projektit për sera si dhe ka rikujtuar mbështetjen që ju dha Komunës së Drenasit nga Islamic Relief edhe për projektin për ujë të pijshëm.
Drejtori i Islamic Reliefit, Dr.Mohamed Soliman, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve të tjera.