Policia i shkon drencakut në shtëpi për ta bastisur, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës të enjten pasdite ka kryer një bastisje në një shtëpi banimi në fshatin Vajnik të Skenderajt.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, pa municion.
I dyshuari është i identifikuar dhe i njëjti aktualisht gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet e stacionit policor në Skenderaj..