Lladrovci viziton fermerin nga Abria e Epërme që kultivon rreth 3 hektarë e 50 ari speca [Foto]

Gjatë ditës së sotme kryetari Lladrovci ka vizituar fermerin nga Abria e Epërme, Ukë Hajdaraj, i cili po kultivon rreth 3 hektarë e 50 ari me speca.

Në këtë vizitë kryetari Lladrovci u shoqërua nga drejtoresha në Drejtorinë e Bujqësisë, Anita Avdullahu dhe zyrtarë të tjerë të drejtorisë në fjalë.

U theksua rëndësia e kultivimit të kulturave bujqësore të fermerëve tanë si dhe ju dha mbështetje e parezervë secilit fermerë nga kryetari Lladrovci.

Zhvillimi i bujqësisë së vendit tonë ka rëndësi të veçantë sidomos ekonomik kur po jemi dëshmitarë që kriza të ndryshme në botë po rrisin aq shumë çmimet e produkteve bazike dhe si rrjedhojë po vështirësojnë jetët e qytetarëve tanë.

Vetëm me një bujqësi të zhvilluar një vend mund të ketë stabilitet ekonomik dhe mirëqenie sociale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë