Lladrovci kërkon të gjendet zgjidhje për veteranët: “Pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar të gjendet zgjidhje lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së në takim me Kryeministrin.
Ai ka thënë se emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së.
“Deri atëherë, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit, rreth emrit, apo statusit të veteranëve. Kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Lladrovci.