Policia mobilizohet për protestën e sotme, shihen autoblindat nëpër rrugët e Prishtinës

Autoblinda të Policisë së Kosovës janë parë në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë, pas njoftimit që ka lëshuar lidhur me mbarëvajtjen e protestës të paralajmëruar nga OVL e UÇK-së.

Nga pamjet shihet se Policia e Kosovës është duke u përgatitur për protestën e së enjtes.

Përmes një komunikatë për media Policia ka bërë të ditur se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë