Lulzim Nika promovon librin “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”

Në Institutin Albanologjik në Prishtinë sot është promovuar libri i Dr. Lulzim Nikës, “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”.
Libri i tij është tepër i rëndësishëm për të njohur raportet diplomatike rreth periudhës 1997-1999, angazhimin diplomatik amerikan dhe vendeve aleate, për çlirimin e Kosovës dhe aleancës tonë të përjetshme me Amerikën.