Dita e çlirimit/ Nesër mbahet programi kulturoro-artistik me Shoqëri Kulturore nga Drenasi

Nesër, me rastin e 23 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas do të mbahet programi kulturoro-artistik me Shoqëri Kulturore nga Drenasi.

Në rast të përkeqësimit të motit, aktiviteti do të zhvendoset në Sallën e Kulturës.

Shënimit të kësaj dite, paraprakisht i paraprijnë homazhe në të gjitha vendvarrezat e dëshmorëve si dhe seanca Solemne e Kuvendit, (agjenda është publikuar ditë më parë).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë