Përkujtohet dëshmori Afrim Gjoka në Tërstenik

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe familjarë, kanë bërë homazhe në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit Afrim Gjoka, tek shtatorja në fshatin Tërstenik.
Nënkryetari Shala ka vendosur buqeta me lule të freskëta në kujtim e nderim të dëshmorit Afrim Gjoka.
Lavdi gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit!